Haziri për Bukoshin: Figurë markante prej intelektuali, politikani e mjeku - NACIONALE

Haziri për Bukoshin: Figurë markante prej intelektuali, politikani e mjeku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime familjarëe për vdekjen e ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

Haziri e ka quajtur figurë markante prej politikani, intelektuali e mjeku, Bukoshin.

“Ishte figurë markante prej intelektuali, politikani e mjeku. Gjatë tërë jetës së tij bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “ – ka shkruar ndër të tjera Haziri.

E plotë:

Na paska lënë njëri nga personalitetet e rreshtit të parë të rezistuesve nga radhët e intelektualëve të kohës, njëri ndër themeluesit e LDK-së, ish-kryeministri i Qeverisë në ekzil e burrështetasi, Dr. Bujar Bukoshi.

Ishte figurë markante prej intelektuali, politikani e mjeku. Gjatë tërë jetës së tij bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij Zanës dhe vajzave, të cilat ishin pjesë e pandashme e rrugëtimit profesional e politik të Dr. Bujar Bukoshit!

Lajme të ngjashme