Haziri për adresimin vjetor të Osmanit: Mbrojti Republikën e lënduar nga politikat e Kurtit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar adresimin vjetorë të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Hazirit, Osmani u rreshtua ë krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit.
“Ndërkaq, nëse nuk duam ta shohim mungesën e pjesës solemne dhe ceremoniale që po i mungon adresimit vjetor të Presidentes, ku duhet të jenë të gjithë akterët politikë, institucionalë dhe perfaqësues në sallën solemne të Kuvendit të Republikës, aty ku sovraniteti i Kosovës përfaqësohet më së miri përkundër dallimeve dhe ku bojkoti i disa partive ndaj fjalimit të Presidentes po vazhdon, atëherë mund të themi se Presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë.” – ka shkruar ai.
Tutje Haziri e ka cilësuar thyrje e trojkës institucionale me daljen e Osmani-Sadriut mbi palët brenda dhe rreshtimi i saj në krahë të aleatëve, është dalje në mbrojtje të Republikës së lënduar nga politikat e Kurtit.
“Shërimin nuk mund të bëjë askush pos qytetarët e saj, me ndryshimin që duhet ta shkaktojnë.
Atdhe më të mirë nuk ka, por jetë me të mirë ka. Kjo është e mundshme me ndryshimin e madh në formë kryengritjeje më 9 shkurt, duke ndëshkuar këta që Kosovës i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, këta që e polarizuan skenën politike, këta që mashtruan e keqinterpretuan realitete me lehtësi të padurueshme, këta që shkaktuan korrupsion masiv në të gjitha nivelet dhe që qeverisjen e konstruktuan në rehatimet në vende pune të kunatave, balldëskave e baxhanakëve.” – ka shtuar ai ndër të tjera.
“A po e shihni se ata që e pshtyjnë të kaluaren, nuk premtojnë të ardhmen kurrë?! Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhikun, është shpëtimi. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!” – ka përfunduar Haziri.