Haziri nuk lëshon pe, thotë se LDK-ja garon për vendin e parë - NACIONALE

Haziri nuk lëshon pe, thotë se LDK-ja garon për vendin e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Haziri ka thënë se sikurse në çdo garë tjetër, LDK-ja ka hyrë për vendin e parë.

Tutje, Haziri nuk ka ngurruar të thotë se LDK-ja lufton për të dalë fituese.

“Ne në çdo garë, por në veçanti tani jemi hy për vendin e parë. Ne do të luftojmë për me dalë fitues. Ne do të dalim, do të zbresim do të diskutojmë me gjithkënd me shpjegu deri në pikën e fundit nevojën se LDK është opsioni i vetëm në këtë vend me ndalë degradimin, me riparu dëmin dhe me avansu. Ne i dijmë saktë problemet në çdo sektor…” – ka thënë, ndër të tjera, Haziri për Periskopin.

Lajme të ngjashme