Haziri: Nuk është mbyll e drejta e fituar për të gjitha palët, Kuvendi nuk është konstituuar
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.
Ai ka bërë me dije se seanca konstituive nuk është mbyllur.
Në emisionin Debat Plus, ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur sepse një palë nuk e ka marrë të drejtën e fituar.
“Praktikisht Kuvendi dhe formalisht nuk është i konstituar sepse nuk është mbyllë e drejta e fituar për të gjitha palët që janë në Kuvend të Republikës”, ka thënë ai.
Ai e ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se e ka rrenuar frymën kushtetuese të vendit.
“Ai e ka një fitore të Pirros në procedurë, ndërsa në frymën kushtetuese e ka rrënuar për tokë”, është shprehur Haziri.