Haziri: Nuk është e qartë nëse Konjufca po flet si nënkryetar i LVV-së apo si kryetar i Kuvendit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij do ta shqyrtojë ftesën e Glauk Konjufcës për takimin rreth përgatitjes së seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se Konjufca nuk e qartësuar mirë ftesën.
Sipas tij, Konjufca nuk është i qartë se si kush po flet.
“Nuk është e qartë nëse Glauk Konjufca po flet si nënkryetar i Vetëvendosjes apo si kryetar i Kuvendit,” ka thënë Haziri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës (i legjislaturës së tetë), Glauk Konjufca, ka ftuar një mbledhje me kryetarët e partive politike për të organizuar seancën konstitutive.
Ky takim pritet të mbahet të martën nga ora 12:00.