Haziri në emër të LDK-së: Dënoj dhënën ndaj Sali Berishës, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dënuar dhunën ndaj Sali Berishës, i cili u grushtua dje, gjatë protestës së organizuar nga opozita atje.
Sipas Hazirit, Berisha është udhëheqës i ndryshimeve të mëdha, si dhe kontributi i tij për demokracinë e ndërtimin e Shqipërisë është historik.
Tutje i pari i degës së LDK-së në Gjilan, është lutur që një akti i tillë të mos përsëritët kurrë në trojet tona.
Postimi i plotë i Hazirit:
Në një ditë të mirë për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Shipërinë e shqiptarët, kur zbritën në Tiranë udhëheqësit më të lartë europian e kur po bisedohej për Ballkanin e Europinizuar përmes shembullit të Tiranës, ndodhi ajo që nuk duhej. Në emer të LDK-së e dënoj si të paparanushme dhunën ndaj prof. dr. Sali Berishes, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha Shqipëri e liderit të opozitës së sotme. Kontributi i Berishës për demokracinë dhe ndërtimin e Shqipërisë është historik. Lutem që një akt i tillë i shëmtuar të mos përsëritet kurrë në trojet tona!