Haziri: Kushtëzimet e jo dallimet pezulluan Dialogun Strategjik me SHBA-të
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se arsyeja e pezullimit të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lidhet me dallime siç pretendoi kreu i VV-së Akbin Kurti, por me kushtëzimet që janë vendosur.
Ai paralajmëroi se si pasojë e këtij pezullimi mund të rrezikohen edhe fondet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), gjë që sipas tij është rezultat i qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Postimi:
Jo dallime, por kushtëzime!
Kushtëzimi ka suspenduar dialogun strategjik që ka filluar në fund të janarit të vitit 2025, fatkeqësisht, dhe me këtë konfirmim, ne kemi marrë, po ashtu, edhe fondin e mileniumit , i cili po ashtu mund të rrezikohet nga masat për shkak të sjelljes së Kurtit.
Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston.
Por, e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhëniqeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë.