Haziri: Kurti iku e u fsheh pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit, Albin Kurti, ku ky i fundit ka thënë ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, kishe më shumë informacione për situatën në veri.
Më disa kritika ndaj Kurtit, Haziri ka thënë se Kurti po fshehët pas hijes së madhe të ambasadorit Hovenier.
“A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?! Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij. Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai tutje ka thënë se pse u dashtë që Kurti të bënte drama duke rrezikuar raportet me ShBA-të, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë, kur në fund pranojë gjithçka.
“Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxori në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat. Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?! Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?! Veç keni pengu për vizat, asgjë s'keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta. Nuk keni prapa kujt të fshiheni!”, ka shkruar tutje Haziri.
