Haziri: Kurti do të mbahet në mend për hapjen totale të Kosovës ndaj Serbisë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë.
Sipas Hazirit, qeveria po trajton çështje teknike në dialog dhe nuk po merret me ato politike.
“Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij:
Kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë
Të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi.
Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare.
Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës.
Pra, ky kryeministër e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike.