Haziri krtikon ashpër Hysenin: Muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh për gjilanasit
Lutfi Haziri, kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, është shprehur i shqeësuar lidhur me mungesën e granteve dhe investimeve të reja për këtë komunë, nga udhëheqja komunale e udhëhequr nga Vetëvendosje.
Haziri ka kritikuar ashpër ekzkutivin në këtë komunë e tij në lidhje me situatën aktuale duke thënë se qytetarët janë duke u ballafaquar me një "mashtrim të madh", duke i lënë ata në një gjendje të madhe dëshpërimi.
"Në 17 muajt e fundit, nuk është realizuar asnjë investim kapital i ri dhe të gjitha projektet e mëhershme janë lënë në harresë," - tha Haziri.
Ai shton se projekte të mëparshme, të cilat ishin sjellur në Gjilan, po trajtohen si të huaja dhe ka vonesa në ndërtimin e magjistraleve, duke shkaktuar vështirësi në trafik dhe dëme në bizneseve lokale.
"Mashtrimi i madh është lexuar drejt nga qytetarët dhe tash qytetarët po kalojnë në dëshpërimin e madh. Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh, ngase qeverisja e Gjilanit nuk e ka sjell asnjë grant të vetëm nga ndonjë partner i brendshëm apo i jashtëm, ka 17 muaj që nuk ka asnjë investim të ri kapital dhe të gjitha projektet e mëhershme të sjella në Gjilan po trajtohen si të huaja. Ka vonesa në ndërtimin e magjistraleve duke shkaktuar kokëçarje, bizneset po humbin dhe krejt kjo po bëhet ngase projektet e dikurshme po trajtohen si të huajat." - shkroi Haziri në Facebook.