Haziri: Konventa Programore e LDK-së në Gjilan ishte madhështore, dëshmoi se LDK do ta bëjë rikthimin e madh - NACIONALE

Haziri: Konventa Programore e LDK-së në Gjilan ishte madhështore, dëshmoi se LDK do ta bëjë rikthimin e madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, e nënkryetari i kësaj partie në nivel qendëror, Lutfi Haziri, ka shkruar në Facebook, pas Konventës Programore të LDK-së, në Gjilan.

Haziri ka thënë se kjo Konventë ishte madhështore, e se ishte edhe një dëshmi se LDK-ja do ta bëjë rikthimin e madh, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, të cilin Haziri e falëmnderoi.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Konventa Programore e LDK-së në Gjilan, e cila ishte madhështore, dëshmoi se LDK do ta bëjë rikthimin e madh, në krye me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e falënderoi shumë për prezencën dhe mbështetjen.

Përkundër faktit që në Gjilan jemi opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm, i cili e fituar një zyre por e ka humbur qytetarin.

Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik.

Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë. Po administrojnë me Komunën sic po administron me Republikun shefi i tyre politik.

Është fatkeqësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët se ky vit është i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Pas Konventës, së bashku me kryetarin Abdixhiku qëndruam në vizitë te fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, vënë kurora lulesh te varri i heroit Idriz Seferi dhe te lapidarët e Shaban dhe Sami Ukshini në Zhegër dhe qëndruam në familjen e heroit, Agim Ramadani.

LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit.

Lajme të ngjashme