Haziri: Janë mbi një mijë arsye që vendi të shkoj në zgjedhje - NACIONALE

Haziri: Janë mbi një mijë arsye që vendi të shkoj në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mbi 1 mijë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas tij Qeveria e Kosovës sot është e papunë.

Hazii është shprehur se qeveria Kurti i ka “dhënë imazh të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos me dështimin e fundit në KiE.”

Kurti vetëm nëse jeton në botën paralele në Kosovë mund të thotë që nuk ka nevojë për dorëheqje se punët po bëhen mirë, Qeveria e Kosovës sot është e papunë. Proceset që i ka iniciuar i kanë dështuar, vendin e ka çu në masa kufizuese dhe kufizime serioze, tashmë ka vetëm vizita ceremoniale, homazhe, përkujtime. Gërvalla shkon takon kongresmenë, grupe të shoqatave shqiptare, arbëreshë, bëjnë takime rutinë për të blerë kohë. Në çdo sektor të madh në Kosovë ndëshkimet janë krahasimisht momentale. Ka një mijë arsye me shku në zgjedhje, nëse ish pranu Kosova në KiE, dje Kosova kish me dalë ndryshe përballë Serbisë në OKB.” – ka thënë Haziri në Radio Dukagjini.

Ndër të tjera, Haziri ka treguar se nuk ka takim me PDK-në dhe AAK-në për të diskutuar për zgjedhje, pasi që sipas tij komunikimi i tyre me partitë e opozitës nuk është korrekt derisa s’ka dialog politik në Kosovë.

Takime specifikisht që lidhen me këtë çështje nuk ka pasë as nuk ka me pasë. Komunikimi jonë me partitë e opozitës nuk është korrekt derisa s’ka dialog politik në Kosovë, Kurti është shkaktar i kësaj, i vetmi dialog është parlamenti i Kosovës.” – ka thënë ndër të tjera Haziri.

Lajme të ngjashme