Haziri i vlerëson si “të tepërta” përfoljet për kthimin e Vjosa Osmanit në LDK - NACIONALE

Haziri i vlerëson si “të tepërta” përfoljet për kthimin e Vjosa Osmanit në LDK

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Është e tepërt të diskutohet”.

Kështu ka thënë Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pyetur rreth asaj që flitet për një kthim hipotetik të Vjosa Osmanit në LDK; e në veçanti tash pas ndarjes së rrugëve me ish-shefin politik të saj, Albin Kurtin.

”Ajo sheh përfundimin e mandatit të saj apo synimin për një mandat tjetër. Është e tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike”, ka thënë Haziri për Klan Kosovën.

”Vjosa Osmani është Presidente e Republikës dhe është mbi palët”.

”Ajo do të duhej ta ushtronte rolin e saj kushtetues dhe asgjë tjetër”.

”Ne para tre vitesh, rolin e saj ia kemi besu në një siguri të vetme, ta zbatojë detyrën e saj kushtetuese dhe të mos lejojë të bëhet pjesë e axhendave politike të Vetëvendosjes”.

Lajme të ngjashme