Haxhiu thotë se mjetet transportuese që u përdorën në Banjskë i janë dhënë policisë
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka folur rreth sulmit në Banjskë të Zveçanit, që kishte ndodhur më 24 shtator të 2023, ku kishte mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur.
Haxhiu ka theksuar se mjetet transportuese të konfiskuara pas sulmit, i janë dhënë Policisë së Kosovës. Sipas Haxhiut, e cila foli në në një konferencë për medie, gjithsej janë 31 mjete transportuese.
“Sa i përket mjeteve transportuese, të gjitha i janë dhënë Policisë së Kosovës, por sa i përket pasurive të sekuestruara, në këtë fazë legjislacioni nuk na lejon që t’i japim në shfrytëzim për policinë, por sapo ta kemi vendimin përfundimtar nga gjykata, sigurisht se do t’i jepen në shfrytëzim Policisë së Kosovës”, tha ajo para mediave.