Haxhiu thotë se 'e çmon shumë’ Mihalin: Luftë hibride ndaj VV-së, ajo është bashkëpunëtore e jona
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përgjigjur shkurt ndaj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet e fundit, pasi Nacionale publikoi biseda që dëshmojnë ndikimin e Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në Lëvizje Vetëvendosje, jo vëtëm në parti, por edhe në shumë institucione.
Haxhiu ka përsëritur se e “çmon” Dejona Mihalin, duke pretenduar se po bëhet luftë hibride ndaj VV-së.
“Unë besoj e keni parë qëndrimin tonë, kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër VV-së. Djeona është një bashkëpunëtore e jona, aktiviste e hershme të cilën unë e çmoj shumë.” – u shpreh ajo.
Vlen të theksojmë se në njërën nga bisedat që publikoi Nacionale mes Mihalit dhe ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, ajo vendos edhe kur të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.
“Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime”, i drejtohet Mihali ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi në komunikimet që i ka siguruar gazeta Nacionale. Madje përveç kësaj, ajo ia shton edhe një “fare” në fjali, duke ia bërë të ditur Krasniqit, se për ato ditë të caktuara nuk duhet të ketë fare reduktime.
Më shumë detaje lexoni në tekstin: Mesazhet: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo