Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka treguar se të premten do ta caktojë datën për mbajtjen konstituive të Kuvendit të Republikës.
Ajo ka bërë me dije se kjo seancë pritet të mbahet në javën e parë të muajit gusht.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka treguar pse nuk ka nxituar të thërras këtë seancë.
“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, është shprehur ajo.
Këto deklarime Haxhiu i ka bërë mbrëmë pas një aktiviteti në Prizren.