Haxhiu sërish lë të kuptojë se do t’i jep VV-së anëtar të tretë në KQZ
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se çështjen e anëtarit të fundit në KQZ do ta trajtojë “me kujdes.”
“Do ta trajtoj këtë çështje me seriozitetin më të lartë”, deklaroi ajo.
Sipas saj, mungesa e një anëtari nuk e bllokon funksionimin e KQZ-së.
“Kam marrë informacione që asgjë nuk rrezikohet nga kjo situatë”, shtoi Haxhiu.
Ajo i ra argumentit të “rëndësisë së përfaqësimit proporcional” të partive politike.
“E rëndësishme për mua është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës, pra fuqia, proporcionali teti, përfaqësimi besoj që janë shumë të rëndësishme,” tha ajo.