Haxhiu shpalos sondazhin e fundit: VV & Guxo 41.1%, PDK-ja dhe LDK-ja te 19 përqindshi, AAK-ja 5.8%
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo prijnë me 41.1 për qind sipas sondazhit të realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post, i cili u shpalos sonte në “Pressing”.
Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.6 për qind.
Vetëm 0.6 për qind më pak ka Lidhja Demokratike e cila renditet e treta sipas sondazhit.
Ndërsa koalicioni AAK & Nisma renditen në vendin e katërt me 5.8 për qind.
Ndërsa të papërcaktuar rezultojnë plotë 9.2 për qind e të anketuarve.