Haxhiu reagon për grupin “Albking”: Për shumë gra e vajza, do të mbetet plagë e traumë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar mbylljes dhe arrestimit të personave që administronin grupin “Albkings”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se për shumë gra, ky grup do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.
“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit "Albkings".
"Albkings" mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.
Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.