Haxhiu për kthimin e Bislimit: A ia ka vlejtë që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë? - NACIONALE

Haxhiu për kthimin e Bislimit: A ia ka vlejtë që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar rastin e kthimit të zv.kryeministrit, Besnik Bislimi nga Serbia, pasi që i njëjti nuk është lejuar për vizë.

Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë. A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express.

Lajme të ngjashme