Haxhiu për Këshillin Prokurorial: Është në gjendjen më të keqe sepse janë të interesuar të bëjnë pazare - NACIONALE

Haxhiu për Këshillin Prokurorial: Është në gjendjen më të keqe sepse janë të interesuar të bëjnë pazare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me sulme ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke thënë se janë në gjendje më te keqe sepse sipas saj, janë të interesuar të bëjnë pazare.

Këto komente Haxhiu i bërë gjatë një interviste në emisionin CONTEXT në ATV.

“Këshilli Prokurorial është në gjendjen më të keqe, më të rëndë ndonjëherë dhe nuk shihet një dritë, si me thënë në fund të tunelit, që do të reformohen vetë, sepse janë të interesuar me bo pazare. Për shembull, Këshilli Gjyqësor megjithatë është duke u përpjekur që të ndërmerr veprimin në përputhje me përgjegjësitë.” – ka thënë ajo.

Haxhiu tutje ka thënë se gjendja në sistemin e drejtësisë do të rëndohet, nëse nuk marrin masa disiplinore ndaj prokurorëve nga Këshilli Prokurorial.

“Në qoftë se Prokuroria, sistemi Prokurorial nuk është nën nivel të detyrës dhe prokurorët në Republikën e Kosovës nuk i adresojnë përgjegjësitë e tyre dhe në anën tjetër, Këshilli Prokurorial, mekanizmat e brendshëm nuk marrim masa disiplinore ndaj prokurorëve që nuk e kryejnë detyrën, atëherë gjendja do të rëndohet.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme