Haxhiu për dënimin e minatorëve: Kështu nuk është sjellur as regjimi i Millosheviqit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me dënimin e minatorëve që kishin mbajtur grevë.
Minatorët u dënuan me nga 50 euro më pak në rrogë. Haxhiu ka thënë se minatorët nuk janë trajtuar kështu as në regjimin e Millosheviqit.
Postimi:
Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.
Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.
Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.
Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.
Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.
Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?
P.S
Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:
Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”