Haxhiu: Opozita po e sheh Kushtetuesen si aleat, po pengojnë reformat
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vazhduar kritikat për opozitën për shkak se kjo e fundit po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka bërë me dije se partitë opozitare këtë institucion po e konsiderojnë si aleate.
Sipas saj, përmes dërgimi të ligjeve në kushtetuese opozita po i pengon reformat.
“Opozita po e konsideron Gjykatën Kushtetuese si një aleat. Dhe jam kundërshtuar shumë me këtë deklaratë, sidomos nga opozita, por jo vetëm. Është goxha interesante se si opozita e sheh si shpëtim Gjykatën Kushtetuese për mosjetësim të reformave. Duke pasur parasysh që në kuvend nuk e kanë shumicën, përkundër faktit që nuk e kanë shumicën unë vazhdimësi ju kam bërë thirrje që nëse konsiderojnë që një nen, një rregullim, një çështje nuk është rregulluar në mënyrën se si do të duhej atëherë të bëjnë amendamente. Nuk ndodh që të bëjnë amendamente në projektligje”, ka thënë Haxhiu në një intervistë për KosovaPress.