Haxhiu njofton fillimin e zbatimit të Urdhrit ndalues për pasurinë e Radoiçiqit në veri
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi Urdhrit Ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme rreth rastit të Banjskës.
Në një njoftim të publikuar në profilin e saj në Facebook, ministrja Haxhiu ka shprehur se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke punuar për identifikimin e pasurisë të cilën ajo e ka përmendur.
Kjo përfshinë edhe një vilë që u raportua se i përkiste Milan Radoiçiqit, i cili kishte pranuar se ishte kryeorganizatori kryesor i sulmit në Bansjkë të Zveçanit.
“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës", tha Haxhiu.