Haxhiu: Nëse krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, do të dëmshpërblehen - NACIONALE

Haxhiu: Nëse krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, do të dëmshpërblehen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë prapa grilave, teksa ka nisur procesi gjyqësor nga Gjykata Speciale në Hagë. Në lidhje me ketë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse ish-liderët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm, kanë drejtë të kërkojnë dëmshpërblim.

Në një intervistë për “Këndi i Debatit”, Haxhiu tha se legjislacioni i Kosovës e njeh të drejtën për dëmshpërblim dhe se ish- krerët e UÇK-së, por edhe personat e tjerë të cilët shpallen të pafajshëm nga akuzat kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim.

Unë mendoj që edhe aktualisht me personat që janë në paraburgim që ndërlidhen me veprat e tjera që vuajnë ta zëmë që janë në burgjet në Kosovë, njësoj nëse dmth kanë qëndruar në paraburgim dhe shpallen të pafajshëm e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim. Pra legjislacioni i Kosovës e njeh këtë, prandaj edhe personat të cilët janë aktualisht në Hagë e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme