Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e misionit konsullor të Kosovës në Teksas
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka thënë ajo.