Haxhiu me kritika: Policia po zbardh raste, Qeveria nuk po e mbështet - NACIONALE

Haxhiu me kritika: Policia po zbardh raste, Qeveria nuk po e mbështet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë, pasi sipas tij nuk po e mbështet Policinë e Kosovës.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se policia zbardhi rastet e fundit të vrasjeve e plaqkitjes, e po ashtu, arrestoi dhe vrau kriminelët në veri.

Në fund të postimit të tij, ai ka shkruar “turp për qasjen e Qeverisë ndaj kërkesave të Policisë”.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës brenda 24 orëve zbardhi rastin e vrasjes së Liridona Murseli.

Policia e Kosovës brenda një jave arrestoi të dyshuarit për plaqkitjen e armatosur të argjentarisë në Suharekë.

Policia e Kosovës arrestoi dhe vrau kriminelët në veri.

E përkundër këtyre sukseseve Qeveria e Kosovës nuk e mbeshtet Policinë e Kosovës.

Mirënjohje dhe respekt për punën e Policisë së Kosovës.

Turp për qasjen e Qeverisë ndaj kërkesave të Policisë.

Lajme të ngjashme