Haxhiu: Kurtit i janë premtuar tre njohje nga vendet e Bashkimit Evropian
Sipas gazetarit Baton Haxhiu, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të thuhet se është antikushtetues me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Më tej, sipas tij, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i janë premtuar tre njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën.
“Nëse ndalemi tek kushtet, e para është kushtetutshmëria. Askush nuk mund të thotë se Asociacioni është antikushtetutes me vendim të Gjykatës. Nëse ti e pranon pikën 1, atëherë Asociacioni njëetnik nuk do të jetë. Por problemi është se nëse e rregullon sipas Kushtetutës, Asociacioni vendos për territorin e vet. Pastaj e ke njohjen. Ai kërkon njohjen e 5 vendeve. Të gjithë e dinë se BE i ka premtuar 3 njohje dhe 2 jo. Askush nuk mund të thotë se i merr 5 njohje.” - tha ai në emisionin "Pressing" në T7.