Haxhiu kritikon pushtetin, thotë se Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë - NACIONALE

Haxhiu kritikon pushtetin, thotë se Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Baton Haxhiu, analist, ka publikuar një opinion në Albanian Post, që titullohet “Tabela që mund ta ndihmojë kryeministrin – dhe shqiptarët që po jetojnë në huti kolektive”.

Në këtë artikull, Haxhiu ka komentuar përpjekjet e kombëve për çlirim.

Megjithatë, Haxhiu nuk ka ngurruar të komentojë edhe takimin e djeshëm në mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Haxhiu ka shkruar se Kosova ka rënë në kurthin e idesë se mungesa e rezultatit përbën moment triumfalist.

“Serbia suksesshëm ka arritur ta shndërrojë vajtje-ardhjen në Bruksel në një ekskursion të radhës pa nevojën për rezultat, e Kosova po aq suksesshëm ka rënë në kurthin e idesë se mungesa e rezultatit përbën moment tirumfalist.

Si u bë që dëshira e Serbisë për të mos i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës u shndërrua në dëshirë edhe të Kosovës, përbën një moment sfidues për ta shpjeguar” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme