Haxhiu kërkon “dënim meritor” ndaj Murselit të dyshuar në vrasjen e bashkëshortes së tij - NACIONALE

Haxhiu kërkon “dënim meritor” ndaj Murselit të dyshuar në vrasjen e bashkëshortes së tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Institucionet e drejtësisë “duhet të japin dënimin e merituar” për Naim Murselin – të dyshuar në vrasjen e bashkëshkortes së tij, Liridona Ademajt – ka thënë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një konference të emërtuar “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme