Haxhiu: Kemi tri gra më shumë se PDK-ja në listë dhe katra më shumë se LDK-ja - NACIONALE

Haxhiu: Kemi tri gra më shumë se PDK-ja në listë dhe katra më shumë se LDK-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu flet për numrin e grave në listën e Vetëvendosjes me kandidatë për deputetë.

Fillimisht, ajo ka thënë se VV nuk është krahasuar asnjëherë me subjektet tjera rreth kauzave për barazi gjinore e përfaqësim gjinore.

Megjithatë, vetëm një paragraf më poshtë, ajo bën krahasim, dhe përdor fjalën “krahasuar”, ku thotë se kanë më shumë gra kandidate se PDK, LDK e AAK.

Sipas saj, VV ka tri gra më shumë kandidate për deputete se PDK, dhe katër më shumë se LDK.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! jo vetëm që nuk është krahasuar asnjëherë me subjektet tjera sa i përket kauzave për barazi gjinore e përfaqësim gjinor, por as që i ka pasur ndonjëherë shembull ata. Ne zakonisht jemi krahasuar vetëm me veten dhe progresin e kemi matur mbi atë.

Në zgjedhjet e kaluara të gjitha gratë nga radha e Lëvizjes janë bërë deputete pa ndihmën e kuotës. Ndërkohë sivjet në listën tonë përveçse cilësi kemi edhe më shumë kandidate gra.

Ndërkaq, krahasuar me subjektet e tjera ne kemi në listë 41 gra kandidate, ndërkaq subjektet si PDK 38, LDK 37 dhe AAK 36.” – ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme