Haxhiu e përshëndetë marrëveshjen VV – LDK për kandidatin Sejdiu, “hap i rëndësishëm”
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur marrëveshjen mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhiktu që kandidat dypartiak për president të vendit të jetë Bekim Sejdiu.
Ajo tha se kjo është “hap i rëndësishëm” drejt tejkalimit të ngërçit politik.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës. Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës,” tha ajo.