Haxhiu e njofton ministrin danez për nisjen e procedurave për marrëveshjen për shfrytëzimin e burgjeve - NACIONALE

Haxhiu e njofton ministrin danez për nisjen e procedurave për marrëveshjen për shfrytëzimin e burgjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.

“Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike per adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.” – thuhet në njoftimin e MD-së.

Njoftimi i plotë:

Ministrja Haxhiu priti në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim në ministrinë e Drejtësisë, homologun danez, Peter Hummelgaard.

Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan. Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.

Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike per adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës.

Lajme të ngjashme