Haxhiu: E dua shumë Dejona Mihalin, t’i kishim pasë edhe dy a tri
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për udhëheqësen e Komiteteve Profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, duke thënë se është shumë e mençur dhe se për të ia kanë zili edhe opozita.
Haxhiu në Klan Kosovë ka deklaruar se e donë shumë Dejonën dhe se konsultohet me të në momente kur nuk di ka me ja mbajt.
“Mendoj se është grua shumë e zonja. Vec mendoj t’i kishim pasë edhe dy ose tri Dejona, do me thanë...”
“Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur, njerëz që nuk lodhën kurrë, që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë”.
“Unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje.” – ka thënë Haxhiu.