Haxhiu e dekreton marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
Veç tij, ajo ka dekretuar edhe ligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
“Kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim”, është shprehur ajo.
Tutje ka njoftuar ajo se ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikë.