Haxhiu: Deliu-Kodra do të duhej t`i kthente mjetet që i ka përfituar paligjshëm - NACIONALE

Haxhiu: Deliu-Kodra do të duhej t`i kthente mjetet që i ka përfituar paligjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj padisë që ia ka bërë sot deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo ka paralajmëruar se do ta publikojë raportin financiar i cili dëshmon se deputetja e PDK-së nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe kishte marrë pagesat.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Deliu-Kodra do të duhej t`i kthente mjetet.

Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme. Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht. Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme