Haxhiu bëhet kinse po shkruan diçka për Byronë e Konfiskimit, pasi nuk e jetësoi për katër vjet - NACIONALE

Haxhiu bëhet kinse po shkruan diçka për Byronë e Konfiskimit, pasi nuk e jetësoi për katër vjet

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Ministrja e Drejtësisë e cila nuk e jetësoi për 4 vjet (mandate i plotë) premtimin kryesor për reformën në drejtësi, Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Tash në fushatë zgjedhore ka plasuar një fotografi në Facebook, tek sab ëhet se po shkruan komente për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me këtë ligj, i cili do t’i nënshtrohet testit të kushtetushmërisë, pasi ishte rëzuar njëherë.

E plotë:

Përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë vazhdojnë.

Sot, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me pretendimet sërishme të opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Duke qenë që për herë të dytë radhazi ky Ligj po kontestohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe kur tashmë kemi adresuar secilën kërkesë të Gjykatës në raport me të njëjtin, urojmë që Gjykatës nuk do t’i duhen sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim.

Siç e kemi thënë, ata që e kanë keqpërdorur detyrën e janë bërë milioner nga politika nuk do të amnistohen.

Lajme të ngjashme