Haxhiu ankohet për tokat e Manastirit të Deçanit: Kosova e zbatoi një vendim të padrejtë të Kushtetueses
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka folur rreth vendimit për regjistrimin e tokës për Manastirin e Deçanit.
Sipas saj, Kosova e zbatoi një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.
“Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për vetë shtetin e Kosovës, kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës te Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo, raporton EO.