Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale
Haxhi Shala, i cili këtë javë është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, sot është deklaruar i pafajshëm para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në seancën e sotme, avokati i Shalës, Laurens Van Puyenbroeck, ka thënë se klienti i tij ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës.
Ndonëse gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou kishte planifikuar që deklarata e pranimit të fajësisë ose mospranimit të bëhet në një konferencë tjetër, Laurens Van Puyenbroeck ka insistuar që kjo të bëhët sot.
“Ka të bëjë me deklarimin e Z. Shala. Siç e keni konstatuar në paraqitjen e tij të parë, ai nuk është deklaruar mbi fajësinë apo pafajësinë e tij duke pasur parasysh informacionet shumë të kufizuar që i janë dhënë atij në këtë moment. Ai me ka transmetuar qëndrimin e tij të qartë në këtë moment dhe dëshiron që ta shpreh këtë në gjykatë. Nuk e di nëse është e mundur. E kuptoj që nuk është çështje që lidhet me çështjen e materialeve, por desha ta nënvizojë në kohë. Ai dëshiron që të jep deklaratë të përgjithshme lidhur me deklarimin e tij”, ka deklaruar Laurens Van Puyenbroeck, raporton “Betimi për Drejtësi”.