Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Partisë Guxo - NACIONALE

Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Partisë Guxo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Haxhi Avdyli, është zgjedhur sot nënkryetar i partisë Guxo.

Këtë e ka bërë të ditur vet Avdyli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit”, ka shkruar Avdyli.

Kujtojmë që javën e kaluar, Guxo zgjedhi edhe liderët e subjektit, ku bashkëudhëheqjen e partisë do ta menaxhojnë Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Zgjedhja e dy kryetarëve nuk ka qenë asnjëherë praktikë e subjekteve politike në Kosovë, dhe nga Guxo kanë thënë se këtë model e kanë marrur nga partitë gjermane.

Lajme të ngjashme