Haxhi Avdyli s’i ndal lëvdatat për Dejona Mihalin: Është grua e mirë, e dijshme
Haxhi Avdyli, deputet i partisë “GUXO”, ka vazhduar më lëvdatat për figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pasi në një intervsitë tjetër e vlerësoi s’i grua të dashur, në Tëvë 1 Avdyli tha se Mihali është grua e mirë.
Madje, Avdyli ia vendosi edhe një epitet tjetër, duke e quajtur Mihalin “shumë të dijshme”.
“E kanë një urrejtje të thellë veç pse është nga Shqipëria. Nuk ka nevojë me thanë, po t’i e ndjen…Nuk ka pushtet të jashtëzakonshëm. Është një grua e mirë, e cila është shumë e dijshme, i njeh ligjet, e njeh punën, ka bashkëpunim me një grup të madh të ekspertëve, sepse ajo është kryetarja e ekspertëve” – ka thënë Avdyli.