Haxhi Avdyli ia huq, e ngatërron analistin Krenar Shala me Krenar Gashin - NACIONALE

Haxhi Avdyli ia huq, e ngatërron analistin Krenar Shala me Krenar Gashin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haxhi Avdyli, deputet i partisë Guxo, ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, në pjesën që njihet si “story”.

Në njërën nga fotografitë e Avdylit, shihen disa analistë dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që është edhe njëra nga kryetarët e Guxo-s. Përveç Gërvallës, në fotografi shihen edhe analistët Gazmir Raci, analist në “Rubikon”, dhe Krenar Shala, analist në Kanal 10.

Por ajo që bie në sy është një huqje e deputetit Avdyli. Ai e ka ngatërruar Krenar Shalën me Krenar Gashin, një studiues të filozofisë.

Lajme të ngjashme