Havolli tregon pse “Prishtina Parking” nuk pranon monedhën metalike 2 euro
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” ka vendosur dje që në pagesat për parkingje të mos pranohet më monedha metalike me vlerë prej dy erove.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Sokol Havolli, ka bërë me dije se vendim i tillë është ndërmarr për shkak të qarkullimit në treg të një sasie te madhe të kësaj monedhe.
Ai ka treguar për Express se kjo kompani nuk ka pajisje për detektimin e monedhave false.
“Arsyeja është te falsifikimi, i kemi hap disa raste në polici, i kemi njoftu policinë. Nuk kemi pajisje edhe janë ekstrem të shtrenjta pajisjet për detektim të parave falso dhe ndërmarrja mundet me i i humb 30-40 mijë euro në vit nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm sepse sasia e mjeteve që neve nuk na pranojnë bankat është relativisht e madhe”, ka deklaruar Havolli.