Havolli i reagon Muratit: Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës? - NACIONALE

Havolli i reagon Muratit: Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas ky i fundit i reagoi kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me akuzat për bllokimin e buxhetit të komunës.

Havolli i përmendi Muratit disa projekte, përfshirë ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit, të cilat kanë mbetura të bllokuara:

“Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:

Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?

29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë.

Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.

Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës.”

Lajme të ngjashme