Hatërmbetja AAK – Nisma, Haradinaj: S`kisha pasë qef me qenë as në listë ku është Limaj
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se më nuk dëshiron bashkëpunimin me Fatmir Limajn.
Ai ka bërë me dije se veprimi i liderit të Nismës për të biseduar me Kurtin për formimin e institucione të reja ka qenë i gabim.
Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Haradinaj ka thënë se Limaj është dashur të jetë më transparent për këtë çështje.
“Asnjë problem nuk e kemi pasur, hatërmbetjet ose si me i quajtë kanë qenë pse nuk ka komuniku me neve para se me marrë një drejtim tjetër, ku shkojë te Kurti”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera, ai ka thënë se më nuk dëshiron të jetë në atë listë ku është Limaj.
“Nuk kisha pas qef me qenë edhe në listë ku është Fatmir Limaj në atë listë”, është shprehur Haradinaj.