Haskuka shtron një pyetje: Çka kërkon Rrahman Jasharaj? - NACIONALE

Haskuka shtron një pyetje: Çka kërkon Rrahman Jasharaj?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk ka arsye për greva në arsim, pasi siç thotë ai, pas një jave në Kuvend vie “Ligji i Pagave”.

“Për çka është greva? Pas një jave në Kuvend të Kosovës shkon “Ligji për Paga”, ligji parasheh rritje pagash në pothuajse gjithë sektorin publik. Në arsimin parauniversitar, rritja mesatare e pagave është 15%, për shumicën e mësimdhënësve kjo do të thotë 100 euro me shumë. Për shembull, paga mësimdhënësve të shkollave fillore nga 585 Euro do të rritet në 672 euro”, shkruan Haskuaka.

Ai thotë se kërkesat e SBASHK-ut për 100 euro rritje janë “absurde”.

“Andaj shtohet pyetja, çka kërkon Rrahman Jasharaj? 100 euro rritje! Kjo është absurde! Bllokohen shkollat, nxënësit jashtë bankave shkollore, ju pamundësohet e drejta për arsim e garantuar me Kushtetutë, tanimë kur rritja është në proces duke u bërë me ligj”, thotë ish-kryetari i Prizrenit.

Haskuka mendon që kjo grevë ka për qëllim bllokimin e qeverisë Kurti dhe pengimin e reformave në arsim,

“Pra, kjo grevë nuk është për rritje pagash, as për mirëqenien e punëtorëve të arsimit. Greva është për të bllokuar qeverinë Kurti dhe reformat që janë në proces.

Për më tepër mbrëmë qeveria mbrëmë lansoi “Pakon për Përballje me Inflacion” ku rreth 150 milionë euro do të ndahen, pensionistëve, studentëve dhe punëtorëve. Në sektorin publik, 50 euro shtesë në paga deri në fund të vitit. Pra greva nuk është për mirëqenie, por për të ndalur reformat për mirëqenie”, përfundon Haskuka.

Lajme të ngjashme