Haskuka çel fjalorin e anglishtes, ua mëson QUINT-it fjalën “urë” - NACIONALE

Haskuka çel fjalorin e anglishtes, ua mëson QUINT-it fjalën “urë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur reagimet ndaj shteteve të QUINT-it, pas qëndrimit të dhënë nga ato në lidhje me paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit.

Madje, Mytaher Haskuka i kësaj partie, ka hapur edhe fjalorin anglisht për t’ua shpjeguar ambasadorëve fjalën “urë”.

Fokusin ai, e ka vendosur te një shpjegim posaçërisht:

“Definimi i urës sipas Merriam-Webster:

"a: një strukturë që mban një shteg ose rrugë mbi një gropë ose pengesë (si p.sh. një lumë)

**urë që lidh ishullin me kontinentin

b: një kohë, vend, ose mjet lidhjeje ose kalimi

**duke ndërtuar një urë midis dy kulturave

**ura nga lufta drejt paqes "

Kjo e fundit shumë domethënëse” ka shkruar ai.

Ndërkohë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier në lidhje me këtë situatë, u shpreh si vijon:

"Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara .... u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht"është shprehur Hovenier pas takimit me Kurtin.

Lajme të ngjashme