Hashim Thaçi në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait - NACIONALE

Hashim Thaçi në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

3 vjet më parë

nga NACIONALE

ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në vizitë në Kosovë për arsye shëndetësore të babait të vet, dhe se kjo vizitë i është aprovuar nga Gjykata Speciale.

Momentalisht, sipas edhe fotografive dërguar redaksisë së Nacionales, shihen një numëri konsiderueshëm forcash policore të Bashkimit Evropian jashtë shtëpisë së ish-Presidentit Thaçi, në Burojë të Skenderajt

Vizita është lejuar nga Gjykata Speciale "për arsye bindëse humanitare".

Ende nuk dihet saktësisht se sa do të qëndrojë ish-Presidenti në Kosovë, ndërkaq Nacionale po provon të kuptojë më shumë rreth vizitës.

Lajme të ngjashme