Hashim Thaçi feston ditëlindjen, ditëlindja e gjashtë që e gjen prapa grilave të padrejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen.
Edhe ditëlindjen e tij të 58-të ai e feston prapa grilave në qendrën e paraburgimit në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi, i cili ka lindur më 24 prill 1968, ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.
Ai ishte kryeministri i parë i Republikës së Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).