Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit më të dëmshmet që nga Kuvendit të Prizrenit - NACIONALE

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit më të dëmshmet që nga Kuvendit të Prizrenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare e ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë për “Click”, në RTV 21, se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, për të cilën ka rënë dakort dhe vazhdimisht e promovon Kryeministri Albin Kurti.

Hasani ka thënë se është marrëveshje e dëmshme sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet, që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008. Do të shihet se janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”.

Tutje, Hasani ka thënë se përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën ta kontestojë shtetësinë e Kosovës.

“Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhbëhen lehtë. Dhe është pajtu që mekanizmi i BE-së me interpretu…” ka thënë Hasani.

Duke folur tutje për marrëveshjen e Brukselit e aneksin e Ohrit, Hasani tha se është veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi I Prizrenit e deri më tani.

“Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës materiale që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fondamentale politike që janë proklamuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”,

Lajme të ngjashme